BallinaBotaKim Jong-Un nuk i hap telefonin Presidentit Biden/ SHBA po përpiqet të...

Kim Jong-Un nuk i hap telefonin Presidentit Biden/ SHBA po përpiqet të kontaktojë me Korenë e Veriut

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden thotë është përpjekur të kontaktojë me qeverinë e Koresë së Veriut që nga muaji shkurt për bisedime, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sipas BBC, Washingtoni është përpjekur të kontaktojë me Pyongyang në disa mënyra të ndryshme për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

SHBA-ja dhe Koreja e Veriut vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje rreth programeve të raketave bërthamore dhe balistike të Veriut.

Tri takimet midis ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un bënë shumë pak progres.

Bisedimet dështuan që të bindin Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore – një kërkesë kryesore e SHBA-së dhe e fuqive të tjera perëndimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular