BallinaKryesoreEksperti ngre alarmin: Ja zonat në Tiranë që krahasohen me qytetet më...

Eksperti ngre alarmin: Ja zonat në Tiranë që krahasohen me qytetet më të ndotura në botë

Pandemia COVID-19 që mbërtheu botën solli dëme të konsideruara për ekonomitë e globit, pasiguri, frikë, stres, ankth, humbje të miliona jetëve.

Por, në gjithë këtë gjendje kaotike, kur shumë vende të botës mbyllën kufijtë tokësorë e ajrorë, kur njerëzit ndaluan aktivitetet e tyre të jashtme dhe u mbyllën nëpër shtëpitë e tyre, e industritë dhe fabrika të shumta ndaluan së vepruari, planeti ynë – Toka, duket se për një çast filloi ‘të merrte frymë’

Në fillimet e pandemisë, edhe ne në Shqipëri pamë se si gjatë periudhës së izolimit nga matjet e ndryshme në Tiranë dhe në qytetet kryesore, ajri u pastrua ndjeshëm.

Eksperti i mjedisit pranë Co-PLAN, Rodion Gjoka prezantoi për herë të parë sot në “Wake Up” matjet që janë bërë për ajrin, zhurmat, hapësirat e gjelbra, gjatë 2018-2021.

‘Ne kemi matur rreth 970 stacione ajri, ku 5 prej të cilave kanë qenë stacione fikse që transmetonin të dhëna 24 orë të ditës dhe 7 ditë të javës dhe në total për të gjithë komponentët e matur të shkarkimeve në ajër janë kryer diku te 32-33 mijë matje në total.

Sa i takon situatës, nuk është ndër më të favorshmet. Kemi një përkeqësim të parametrave të ndotjes së ajrit, sidomos në Bashkinë e Durrësit dhe kjo vjen për shkak të investimeve që janë kryer në këtë qytet.

Ndërkohë, Tirana në mënyrë kumulative mund të paraqitet disi më mirë për shkak të reduktimit të qarkullimit apo të reduktimit të aktiviteteve të tjera të ndryshme.

Por kjo nuk do të thotë që ndotja është zhdukur, është aty dhe çfarë është më e keqja është që shumë afër standardeve dhe në shumë raste i kalon standardet. Ka komponentë që janë vërtetë shqetësues

Në Tiranë dhe në Durrës ndotja vijon të qëndrojë në vlera goxha të larta dhe goxha shqetësuese për shëndetin publik.

Me vlerat që kemi publikuar, Durrësi qëndron në shifra alarmante, për shkak të aktivitetit të porti, investimeve në infrastrukturë që kanë pasur goxha impakt.

Por ka zona në Tiranë që mund të krahason me qytetet më të ndotura në botë. Këtu mund të përmendim aksin e ‘Teodor Keko’ nga Hoteleri-Turizmi deri te dogana është aksi më shqetësues për momentin. Rruga ‘Dritan Hoxha’, kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’, zona te Fakulteti Ekonomik, në Bllok, kryqëzimi i 21 Dhjetorit dhe komplet Unaza e Mesme e Tiranës ”, sqaroi ai.

Eksperti ngre alarmin: Ja zonat në Tiranë që krahasohen me

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular