BallinaKryesore“Gëzuar”/ 30 vite marrëdhënie diplomatike me SHBA, Yuri Kim uron me fjalët...

“Gëzuar”/ 30 vite marrëdhënie diplomatike me SHBA, Yuri Kim uron me fjalët e ish-sekretarit e Shtetit, James Baker: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar përmes një postimi në tëitter, në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja Kim, citon deklaratën e sekretarit të Sekretari të Shtetit Baker gjatë vizitën së tij në Shqipëri, i cili u shpreh: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne!”, deklaratë për të cilin znj. Kim shkruan se mbetet e vërtetë edhe sot.

“Më 15 Mars 1991, Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë rivendosën marrëdhëniet, duke rilidhur zyrtarisht njerëzit e dy vendeve tona.

Kur Sekretari i Shtetit Baker erdhi në Shqipëri, ai deklaroi: “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!” Kjo deklaratë mbetet e vërtetë sot. Do të jetë gjithmonë e vërtetë. Gëzuar!” -shkruan ambasadorja Kim, në postimin e saj.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular