BallinaBotaStuhia e rërës nga Mongolia godet Pekinin

Stuhia e rërës nga Mongolia godet Pekinin

Të hënën paradite, një stuhi rëre përfshiu Pekinin, duke e kthyer qiellin në të verdhë, duke e kufizuar shikimin brenda më pak se 1000 metrave dhe duke çrregulluar trafikun.

Shërbimi Meteorologjik i Pekinit lëshoi alarmin e verdhë të stuhisë së rërës të hënën në orën 7 e 25, dhe parashikoi se deri në mesditë, shikueshmëria në shumë zona të Pekinit do të ishte më pak se 1000 metra.

Sipas të dhënave të orës 7 të mëngjesit nga Qendra e Kontrollit Ekologjik dhe Mjedisor e Bashkisë së Pekinit, ndotësit kryesorë në kryeqytetin kinez ishin grimcat PM10, ndërsa cilësia e ajrit arriti në nivelin e 6-të të ndotjes së rëndë.

Stuhia e rërës filloi dje në Mongolinë Qendrore e Veriore, duke lëvizur drejt jugut me anë të rrymave ajrore dhe duke arritur në Pekin. “Veprimi i përbashkët i ciklonit mongolian dhe i presionit të lartë të ftohtë i dha stuhisë së rërës shtysë të fuqishme,” tha Zhang Bihui, një inxhinier i lartë i Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Sipas kësaj Qendre, në 12 provinca dhe qytete kineze do të ketë stuhi rëre gjatë ditës dhe natës. Kjo është stuhia e rërës më e fortë dhe me sferën më të madhe në Kinë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. (Foto nga VCG)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular