BallinaBotaStacion hulumtimi në Polin Jugor të Hënës

Stacion hulumtimi në Polin Jugor të Hënës

Kina ka përfunduar studimet e zbatueshmërisë për fazën e katërt të programit të saj të hulumtimit hënor dhe pritet të ndërtojë një stacion ndërkombëtar hulumtimi hënor në Polin Jugor të Hënës në të ardhmen, bëri të ditur kryeprojektuesi i programit të hulumtimit hënor të Kinës Wu Weiren.
Në një intervistë për “China Space News”, Wu tha se janë planifikuar tre misione për fazën e katërt të programit të hulumtimit hënor. Programi përfshin rikthimin e mostrave hënore nga Poli i Jugut nga “Chang’e-6”, një studim të hollësishëm të burimeve të Polit Jugor të Hënës nga “Chang’e-7” dhe testimin e teknologjive kryesore në përgatitje për ndërtimin e stacionit të hulumtimit .
Wu shpjegoi se mund të ketë një ditë dhe një natë polare në Polin Jugor të Hënës, si në polet veriore dhe jugore të Tokës. Periudha e rrotullimit të Hënës rreth boshtit të vet është e barabartë me periudhën e rrotullimit të saj rreth Tokës, 28 ditë. Prandaj, mund të ketë më shumë se 180 ditë rresht me dritë në Polin Jugor të satelitit të vetëm natyror të Tokës, gjë që do të ishte shumë e përshtatshme për kërkimet shkencore të astronautëve.

Sipas kryeprojektuesit, Kina do të shqyrtojë mundësinë e uljes në Polin Jugor të Hënës në të ardhmen, e cila është më komplekse, por kushtet mjedisore janë më të mira. Nëse ulja është e suksesshme, ndërtimi i stacionit të hulumtimit hënor mund të kryhet gradualisht.
Do të jetë një qëndrim afatgjatë e jo afatshkurtër në Hënë nga astronautët kinezë, tha Wu.
Kina do të vazhdojë të promovojë zhvillimin e mjeteve të rënda të lëshimit dhe të arrijë përparime në madhësitë e trupit të raketave dhe forcën shtytëse të motorit, për të mbështetur eksplorimin e hapësirës së thellë, vërejti Wu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular