BallinaKryesoreFlamur Noka: Opozita del me program, Basha me platformë, Rilindja blen vota....

Flamur Noka: Opozita del me program, Basha me platformë, Rilindja blen vota. Ne 8 vjet nuk

Drejtuesi politik i PD në zonën e Kamzës, njëherazi kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, Flamur Noka ishte i ftuari i gazetares Beti Njuma në “Intervista e Mbrëmjes” në RTV Ora.

Duke u ndalur te denoncimi i para pak ditëve ku shihej se si qytetarët prisnin në rradhë pranë marketit të deputetit të PS, për të marrë ushqime pas orës 22:00 në këmbim të votës, Noka u shpreh se pas 8 vjetësh kur nuk ke bërë asgjë, blerja e votës mbetet rruga e vetme.

Ajo që është sot evidente, e përsëris, ndryshimi dhe qasja që ka Rilindja dhe Opozita ndaj votës së lirë dhe mënyra se si kërkohet vota e lirë. Ne si opozitë dalim me program. Lulzim Basha del me platformë dhe program për ti ofruar qytetarëve alternativën më të mirë. Dhe sigurisht që është programi më i mirë.

Rilindja nuk ka lidhje me programin. Rilindja dhe Rama nuk dalin me program. Ata dalin me një rrugë tjetër. Rruga e tyre është blerja dhe shantazhimi i votës. Po pse? Sepse pas 8 vjetësh që nuk ke bërë asgjë, pas 8 vjetësh pasi ke përzënë 500 mijë shqiptarë, pas 8 vjetësh që u ke vënë lakyn në fyt shqiptarëve, pas 8 vjetësh që i ke varfëruar dhe që i ke vjedhur me ato PPP-të e famshme, pas 8 vjetësh që nuk u ke rritur asnjëhere rrogen, pas 8 vjetësh që u premtove shëndetësi falas dhe nuk ua ke dhënë, pas 8 vjetësh që i ke lënë shqiptarët në mëshirë të fatit nuk mund të besoj kush sot për ato që do thuash. Ndaj ata kanë zgjedhur një rrugë, të blejnë dhe të shantazhojnë”, u shpreh ndër të tjera Flamur Noka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular