HomeBotaKinë, fluturimet e pasagjerëve pothuajse në nivele parapandemike

Kinë, fluturimet e pasagjerëve pothuajse në nivele parapandemike

spot_img

Industria e aviacionit civil të Kinës pret që këtë vit udhëtimet e pasagjerëve të rifillojnë në rreth 90% të niveleve para-pandemike. Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (AACK) njoftoi se vëllimi i ngarkesave dhe postës së transportuar pritet gjithashtu të kthehet në nivelet para-pandemike, duke kërkuar përpjekje për të ndihmuar linjat ajrore të ulin humbjet dhe të rrisin fitimet, bën të ditur “Xinhua”.

Shifrat e fundit nga Administrata e Aviacionit Civil tregojnë se industria e aviacionit civil të vendit trajtoi afërsisht 23.95 milionë udhëtime pasagjerësh në shkurt, një rritje prej 187.1% nga viti në vit.

Sipas AACK, vëllimi i ngarkesave dhe postave të transportuara nga ajri u rrit me 54.7% nga viti në vit në 459.000 tonë muajin e kaluar.

AACK, që e shikon Covid-19 si pasigurinë më të madhe me të cilën përballet industria e aviacionit civil, tha se do të vazhdojë të zbatojë uljen e taksave dhe detyrimeve dhe një politikë të favorshme të huazimit në mënyrë që të promovojë më tej rimëkëmbjen.

Industria e aviacionit civil të Kinës trajtoi 420 milionë udhëtime pasagjerësh në vitin 2020, 63.3% të nivelit të vitit 2019. (Elona)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular