Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë këkesën e ILD për shkarkimin nga detyra.
Vendimi u mor pak minuta më parë në mbledhjen e KLGj, raporton gazetarja Enkelejda Hoxha.
Me urdhër të SPAK, Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit. Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e dytë që shkarkohet nga detyra me vendim të KLGJ, pas kërkesës së ILD, pas gjyqtarit të Gjykatës së Korçës Markelian Kuqo, për vendimin e lirimit me kusht të Gerd Gjenerarit.