Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 25 prill të vitit 2021.
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët:
– 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra;
– 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe,
– 1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit;
– Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.
– ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 5 tetor 2020;
– ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 nëntor 2020;
– ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 1 dhjetor 2020;
– ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhorë u publikua në 4 janar 2021;
– ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në 1 shkurt 2021;
– ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 mars 2021.
Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
Edhe njëherë përfitoj nga rasti, të ftoj çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 25 prill, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre,” njoftoi Ministria e Brendshme.