Në Elbasan u shënua një rekord i zi në historinë e shtetit shqiptar. Kryeministri mbërriti i shoqëruar nga truproja të shumta, forca të gardës, por edhe nga ‘çuna problematikë’.
Ndërsa sot, ai mbërriti në Fier, një qytet bastion i së majtës. Edhe pse duhej të ndjehej i lirshëm në këtë qytet, Rama sërish ruhej nga një ‘ushtri’.
Rrugët ishin spastruar dhe qindra forca policore dhe të gardës e shoqëronin kryeministrin ngado, duke mos lënë askënd të afrohej.
Kryeministri ishte në një shkollë, ku ka nisur procesi i vaksinimit.
Edhe brenda në shkollë, siç shihet nga pamjet, kryeministri ishte i shoqëruar nga një duzinë rojesh.