BallinaAktualitetStudimi, njerëzit që ecin ngadalë më të rrezikuar nga Covid

Studimi, njerëzit që ecin ngadalë më të rrezikuar nga Covid

Një studim i ri ka zbuluar se njerëit që ecin ngadalë kanë katër herë më shumë gjasa që të vdesin nga Covid-19. Studiuesit e shëndetit me qendër në Leicester arritën në përfundimin se këmbësorët e ngadaltë, por me një peshë normale, kishin 3.75 herë më shumë gjasa të vdisnin nga virusi sesa këmbësorët e shpejtë.

Projekti përdori të dhëna të mbledhura nga më shumë se 400 mijë persona të moshës së mesme. Studiuesi kryesor, profesor Tom Yates tha se ritmi i vetë-raportuar i ecjes mund të përdoret për të parashikuar nëse dikush ishte në rrezik më të lartë nga virusi.

Studimi i drejtuar nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Shëndetësore “Leicester Biomedical Research Center”, u krijua për të zbuluar lidhjet midis indeksit të masës trupore dhe ritmit të vetë-raportuar të ecjes, me rrezikun e prekjes së rëndë të Covid-19 dhe vdekshmërisë. Ai përdori të dhëna të vetë-raportuara nga 412,596 njerëz që morën pjesë në studim.

Studiuesit arritën në përundimin se këmbësorët e ngadaltë kishin 2.5 herë më shumë gjasa për të zhvilluar Covid-19 të rëndë, sesa ata që ecnin shpejt. .

Sidoqoftë, studiuesit vunë në dukje që ritmi i vetë-raportuar i ecjes ishte subjekt i paragjykimit nga të tjerët dhe për këtë arsye nuk mund të nxirret një rezultat përfundimtar nga rezultatet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular