BallinaPolitikeFlamur Noka: Paskuqani do të votojë ndryshimin! Fitorja e PD dhe aleatëve...

Flamur Noka: Paskuqani do të votojë ndryshimin! Fitorja e PD dhe aleatëve e padiskutueshme

Drejtuesi politik i PD për Paskuqanin, Kamzën dhe Zall Harrin Flamur Noka vazhdon takimet më qytetarët. Në këto takime shihet entuziazmi dhe pritshmëria e tyre për të votuar PD dhe aleatët e saj thotë z.Noka. Në postimet në FB Flamur Noka shkruan: “Më 25 prill, largojmë me votë Edi Ramën!
Çdo ditë takoj qytetarë që përpiqen shumë për të siguruar jetesën.  Gjatë 8 viteve të qeverisjes Rama nuk kanë patur asnjë mbështetje. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!
Paskuqani do të votojë ndryshimin!
“Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën tuaj më të mirë – për të hapur vende të reja pune, për t’i dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në Shqipëri Ndihem mirë që në këtë fushatë shoh të angazhuar shumë të rinj. Kjo tregon se rinia e do dhe e kërkon me ngulm ndryshimin! Fitorja e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të jetë e padiskutueshme më 25 prill”-shkruan në të tjera statuse Flamur Noka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular