BallinaBota“Zemërimi është i madh”/ Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit që synon...

“Zemërimi është i madh”/ Turqia tërhiqet nga Konventa e Stambollit që synon të…

Turqia është tërhequr nga e ashtuquajtura Konventa e Stambollit, e cila supozohet të mbrojë gratë nga dhuna. Një vendim përkatës i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan u botua në Gazetën Zyrtare

Konventa e Këshillit të Evropës e vitit 2011 është marrëveshja e parë detyruese në botë kundër dhunës ndaj grave, kundër përdhunimit martesor, dhunës në familje deri tek gjymtimi i organeve gjenitale të grave.

Marrëveshja u prezantua për nënshkrim më 11 maj 2011 në Stamboll. Deri tani ajo është nënshkruar nga 45 shtete dhe Bashkimi Evropian; Gjermania ishte një nga të parat që e nënshkroi.

Politikanët konservatorë në Turqi kërkuan një dalje nga konventa me arsyetimin se marrëveshja dëmton unitetin e familjes dhe promovon divorcin. Ministrja për Familjen, Punën dhe Politikën Sociale, Zehra Zumrut, shkroi në Twitter se garantimi i të drejtave të grave në ligjet dhe kushtetutën turke është i mjaftueshëm. “Sistemi ynë i drejtësisë është dinamik dhe mjaft i fortë për të zbatuar rregullore të reja nëse është e nevojshme.”

Hap i madh prapa

Këshilli i Evropës tha se ky është një “lajm shkatërrues” dhe një “hap i madh prapa” në përpjekjet për të mbrojtur gratë. Dalja rrezikon mbrojtjen e grave jo vetëm në Turqi, por “në të gjithë Evropën dhe më gjerë”, tha KE në një deklaratë.

Fenomen i përhapur

Dhuna ndaj grave është ende një fenomen i përhapur në Turqi. Sipas organizatës “Ne do t’i Ndalojmë Vrasjet Ndaj Grave” vetëm gjatë vitit të kaluar në Turqi u vranë nga burrat të paktën 300 gra. Më 8 Mars Presidenti Erdogan tha se ai do të marrë veprime më të forta kundër dhunës ndaj grave dhe të forcojë familjen, themeli i së cilës është “burri dhe gruaja”, si një institucion. /DW/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular