BallinaKryesoreFatura e dritave 7 milionë lekë me 3 llampa, pensionisti më Bathore...

Fatura e dritave 7 milionë lekë me 3 llampa, pensionisti më Bathore – Flamur Nokës: Nuk votoj më PS, i shkrova Edi Ramës, heshti

Fatura e dritave 7 milionë lekë me 3 llampa, pensionisti më Bathore i premton Flamur Nokës: Nuk votoj më PS, i shkrova Edi Ramës, heshti.

Pensionisti Sevxhemali Beluli jeton me bashkëshorten në Bathore, në një shtëpi modeste, me 3 llamba dhe 1 televizor, por fatura e emergjisë i ka ardhur 7 milionë lekë për 19 muaj. Në një takim me drejtuesin politik për Kamzën, Flamur Noka, kryefamiljari tregoi se këtë shqetësim ia ka ngritur edhe kryeministrit përmes një letre, por reagimi është vetëm heshtja.

“Që prej vitit ’97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke patur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje” – pohon qytetari.

Zoti Noka u shpreh se jo vetëm padrejtësia, por edhe heshtja e shtetit është kriminale, pasi detyra e qeverisë është t’u lehtësojë jetën njerëzve, jo t’ua vështirësojë.

“T’i faturosh një çifti të moshuarish 7 milionë lekë energji elektrike për 19 muaj, duke patur vetëm 3 llamba në shtëpi është kriminale! Më 25 prill këto padrejtësi do të marrin fund. Me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër, qytetarët nuk do të trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës. Ne sot jemi më të bashkuar se kurrë për ta larguar Edi Ramën, të keqen e madhe të këtij vendi” – tha z.Noka, i cili ftoi për bashkim edhe gjithë të zhgënjyerit e tjerë nga dështimi 8 vieçar i Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular