BallinaAktualitetVIDEO/ Dimri s’ka ikur, dëbora bllokon Dibrën, trashësia 50 cm

VIDEO/ Dimri s’ka ikur, dëbora bllokon Dibrën, trashësia 50 cm

Vijojnë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës. Trashësia në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 45 cm ndërsa në zonat e thella varion deri në 70-80 cm. Rrugët nacionale që lidhin Peshkopinë me Tiranën dhe Peshkopinë me Kukësin kalohen me zinxhirë. Aksi Peshkopi- Qafë Draj drejt Kukësit dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalohen pjesërisht por nuk janë të hapura.

Të gjitha njësitë administrative janë të bllokuara, përveç atyre që janë përgjatë rrugëve nacionale. Fadromat e kontraktuara nga Bashkia kanë hapur vetëm rrugët kryesore të qytetit, ndërsa nëpër fshatra nuk bëhet fjalë

Si pasojë e rëndesës nga bora janë thyer pemë, shtylla dhe janë këputur tela përçuesa elektrikë, duke lënë në errësirë më shumë se 80% të Dibrës.

Situatë e vështirë është edhe në rrethin e Bulqizës ku trashësia e borës kalon gjysmë metri. Në Segmentin  nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit ka pasur bllokime të herë pas hershme për shkak të erës së fortë që sjell dhe grumbullon borë në trupin e rrugës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular