HomePolitikeTritan Shehu: 22 Marsi këtë vit do të përsëritet më 25 Prill!

Tritan Shehu: 22 Marsi këtë vit do të përsëritet më 25 Prill!

spot_img

Tritan Shehu, kandidati i PD në Gjirokastër, paralajmëroi sot se “22 Marsi këtë vit do të përsëritet më 25 Prill!” dhe riktheu fotografitë e asaj kohe me ish-Kryetarin e PD, Sali Berishën, në betejat e para për demokraci.

Shehu vërejti se: 22 Marsi 1992 do të mbetet në historinë e Shqipërisë e shqiptarëve si një nga ditët më të ndritura në shekuj. Kjo, jo thjesht se u shemb diktatura më e egër në Europë, por sepse Shqipëria e dalë tashmë nga tirania, varfëria, izolimi hyri mbas shekujsh pushtimesh, largimesh nga familja e saj, në rrugën e demokracisë, ekonomisë së tregut, lirive, zhvillimit duke marrë drejtimin e saj natyral, atë europian e Perëndimor. Ngjarje emblematike kjo për të gjithë ne, kurorëzim i rezistencave, përpjekjeve, aspiratave shumë të gjata në histori të një populli të tërë.

Fatkeqësisht sot ne përseri jemi të detyruar të evokojmë në udhëkryqin e ri të historisë sonë, ku na ka degdisur ky regjim autokrat, mohues i vlerave e aspiratave tona, i të drejtave thelbësore të njeriut për liri, prosperitet, dinjtetit, që i ka kthyer shpinën Perëndimit e Europës së bekuar, një 22 Mars të ri.

Dhe nga ky 22 Mars tashti na ndajnë vetëm 34 ditë, kur shqiptarët si më 1992, me voten e tyre do t’i japin dërrmën pushtetit të kleptokracisë, lidhjeve me krimin, mohues të atyre vlerave me sublime për ne, për t’u kthyer si atëherë në drejtimin e duhur, për të cilin është sakrifikuar kaq shumë në historinë tonë,”nënvizon Shehu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular