Prezantohet sondazhi i “Noto Sondaggi” dhe RTV Ora për qarkun e Tiranës që ka 36 mandate. Ky sondazh vjen dy ditë nga fillimi zyrtar i fushatës elektorale. Lidhur me Tiranën, duket se “lufta” mes opozitës dhe mazhorancës do të jetë e ngushtë.
Sipas sondazhit të Notos 46-50% do të votonin për PS-së, pra një mesatare 48%. Ndërkohë, koalicioni opozita 41-45%, me një mesatare prej 43%. LSI-ja nga ana tjetër merr 5-9%, me një mesatare 7%. Nisma Thurje, sipas sondazhit, merr 0-1%, ndërsa partitë e tjera 0.5-2.5%.
Në Tiranë shifra e të pavendosurve vazhdon të jetë e lartë dhe kap një shifër 26%. Referuar rezultateve të Tiranës në vitin 2017 PS ka rënë vetëm me 0.2%, ndërsa PD është rritur me 8.4%.