Komisioni i Ankimor i KQZ ka rrëzuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili rrëzoi listën e PD-së, duke e lënë me 69kandidatë për deputetë.
Nga 222 emra që kishte koalicioni i opozitës, Celibashi kërkoi që lista me kandidatët për deputetë të reduktohej në 153.
“Me shumicë votash, pranojmë kërkesën ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëmërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS. Ai shtoi se KQZ është e detyruar të zbatojë dhe të regjistrojë listën e plotë siç e ka paraqitur PD dhe koalicioni i saj.
Ndërsa kundër vendimi brenda 5 ditëve mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor. Nëse nuk ka asnjë ankim atëherë KQZ duhet të pranojë listat e plota të PD-së, me 222 kandidatë.