BallinaBotaRusi/ Aksident ajror, humbin jetën 3 ushtarë

Rusi/ Aksident ajror, humbin jetën 3 ushtarë

Tre ushtarë rus kanë humbur jetën në një aksident ajror pranë Moskës. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi vdekjen e tre ushtarëve si rezultat i incidentit të avionit Tupolev Tu-22M3 në bazën ajrore Shaykovka në rajonin e Kaluga.

Shërbimi lokal i urgjencës tha se nuk kishte viktima civile, ndërsa Ministria e Mbrojtjes tha se ka nisur një hetim për shkakun e aksidentit.

Në vitin 2019, tre anëtarë të ekuipazhit u vranë kur një tjetër Tu-22M3 u rrëzua në rajonin Murmansk të Rusisë veriperëndimore.

Tupolev Tu-22M3 u zhvillua nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, me dhjetëra të tillë që akoma janë në veprim në Rusinë e sotme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular