BallinaAktualitetPlas lufta mes klaneve për Doganën e Tiranës, lëvizjet e fundit

Plas lufta mes klaneve për Doganën e Tiranës, lëvizjet e fundit

Duket se në prag të një largimi të mundshëm nga pushteti, klanet rivale brenda Partisë Socialiste kanë dalë hapur në një luftë për të kontrolluar zona interesi në institucionet që “prodhojnë” para.

Kështu ditët e fundit është goditur një nga njerëzit më të afërt të ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, Juljan Mehaj, i cili është larguar nga posti i kryetarit të Degës Doganore Tiranë.

Mësohet se për ta bërë sa më të butë këtë largim, Muhja është transferuar me detyrë drejtor në Drejtorinë e Kontrolleve të Akcizës dhe Paszhdoganimit (Aposteriori), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Arsyeja zyrtare e këtij spostimi nga dega më e madhe doganore në vend, ka qenë mosrealizimi i planit të të ardhurave për muajin shkurt, i cili ka rezultuar në 95%.

Ndërkohë mësohet se vendin e tij e zë Petrit Koçiaj, për të cilin burimet thonë se përfaqëson klanin e Gaz Demit brenda PS-së.

Këto lëvizje për të marrë nën kontroll doganën e Tiranës kanë bërë që dy klanet të nisin një “luftë” të hapur, duke ndërhyrë edhe te Edi Rama.

Të njëjtat burime të besueshme deklarojnë se rikthimi i Juljan Mehajt në detyrën e Kryetarit të Doganës së Tiranës është çështje ditësh, pas ndërhyrjes së fortë të Arben Ahmetaj për kthimin e tij në të njëjtën detyrë.

Në ditët në vijim do mësojmë se si do të mbyllet kjo luftë brenda llojit dhe në duart e cilit klan të PS-së, do të përfundoje “llokma” dhe “trofeja” e Doganës së Tiranës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular