BallinaKronikeDrogë brenda vezëve plastike, arrestohen dy shqiptarë

Drogë brenda vezëve plastike, arrestohen dy shqiptarë

Karabinierët e kompanisë së Cervias, Milano Marittima, kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë për zotërim lëndësh narkotike. Më hollësisht, në mbrëmjen e së hënës, kryen një kontroll në banesën e dy shqiptarëve, të njohur për forcat e rendit, me synim gjetjen e substancave të ndaluara.

Në fund të kontrollit, u gjetën brenda vezëve plastike të ngjashme me ato të çokollatave Kinder 77 gramë kokainë, 25 gramë hashash, 15 gramë marijuana, 34 gramë lëndë përzierjeje, material konfeksionimi, një thikë e 890 euro.

Brenda vezëve plastike, në vend të lodrave surprizë kishte drogë të llojeve të ndryshme. Në përfundim të seancës, gjyqtari ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për dy shqiptarët, deri në nisjen e procesit.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular