Tre anëtarë të një grupi kriminal të shpërndarjes së kokainës në Elbasan janë arrestuar pas 5 muajsh hetime.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Gëzim Mane, 34 vjeç, Hekuran Halili , 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç.
Atyre u janë sekuestruar dy armë pistoletë, fishekë dhe lëndë narkotike kokainë në doza.