Nën masa të shtuara sigurie u soll në Gjykatën e Fierit i dyshuari kryesor pët krimin e rëndë në Fier ku mbeti i vrarë Shkelzen Kastrati.
Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg” për Albert Zajën, personin e vetëm të arrestuar për vrasjen e Kastratit, ngjarje e ndodhur në datën 1 Shkurt në Fier.Burime bëjnë me dije, se Zaja e ka pranuar krimin, dhe është shprehur i frikësuar nga hasmëria.