BallinaAktualitetMesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin?...

Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

Këtë të martë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim bëri një vizitë në Shkodër në bastionin e Tom Doshit, një prej bastioneve të kreut të PSD-së, Tom Doshi për të cilin ajo ka dalë hapur se është kundër kandidimit të tij në zgjedhje.

Në mbrëmje ambasadorja amerikane publikoi edhe një herë vendimin e Departamentit Amerikan të shtetit duke kujtuar se ai është një person i shpallur non grata për akuzën e korrupsionit. Kim thotë se PD e ka thënë hapur që nuk e dëshiron atë në Kuvend ndërsa “të tjerët” kanë heshtur.

“Ne vërejmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin e Shqipërisë dikë të papëlqyer nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të rëndësishëm.

Për të tjerët: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë” – shkroi Kim në Twitter.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular