Autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit do të paraqitet në orën 9.30 në gjykatën e Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në gjykatë kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë rrethuar gjykatën duke larguar të gjithë personat e tjerë që ndodhen rreth saj.
37-vjeçari Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba paraditen e së hënës së 1 shkurtit në Shelq të Fierit, Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij .
Sipas policisë, janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale, ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim.