BallinaAktualitetStudimi i Universiteti të Miçiganit/ Vaksina e gripit redukton rrezikun e Koronavirusit

Studimi i Universiteti të Miçiganit/ Vaksina e gripit redukton rrezikun e Koronavirusit

Kushdo që merr vaksinën e gripit mesa duket është i mbrojtur edhe nga koronavirusi.

Një studim i kryer nga Universiteti i Miçiganit në SHBA arrin në përfundimin se vaksinimi kundër gripit na mbron edhe nga korona. Shkencëtarët amerikanë arritën të tregojnë se personat që ishin vaksinuar kundër gripit kishin shumë më pak gjasa që të prekeshin nga koronavirusi. Edhe ata që prekeshin nga koronavirusin, e kalonin atë me lehtësisht.

Shkencëtarët kanë shqyrtuar të dhënat e 27 mijë pacientëve që ishin testuar për koronavirus. Megjithatë mbetet e paqartë se si ndikon vaksina e gripit në mbrojtjen kundër koronavirusit.

Shkencëtarët amerikanë thonë se është e mundur që të ketë një efekt direkt biologjik të vaksinës së gripit në sistemin imun dhe kundër virusit Sars-CoV-2.

Kjo pritet të sqarohet përmes studimeve të tjera. Një tjetër teori është se personat që vaksinohen për gripin janë përgjithësisht më të kujdesshëm për rregullat e higjienës dhe distancimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular