HomeKryesoreTransformimi/ Luljeta Bozo, nga akuzat për masakrën në ndërtime te fjalët me...

Transformimi/ Luljeta Bozo, nga akuzat për masakrën në ndërtime te fjalët me superlativa për Ramën e Veliajn

spot_img

Numri i një i kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, inxhiniere Luljeta Bozo, pas këtij katapultimi nga vetë Edi Rama po shfaqet në publik, duke hedhur poshtë e përpjetë superlativa për 8 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.

Edhe ditën e djeshme gjatë prezantimit që kryeministri i bëri kandidatëve të kryeqytetit ajo foli me të njëjtën gjuhë duke mburrur Edi Ramën dhe Erion Velinë.

“Të vija në politikë nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje. Ftesa më erdhi nga Rama dhe Lali Eri më hoqi disa pasiguri, dhe duke parë interesin e njerëzve të njohur dhe të panjohur, sidomos pas tërmetit, unë e pranova ftesën në ketë moshë që jam. Zgjodha PS, sepse PS është parti progresiste, me vizion, që bën ato që premton. Nuk ka bërë vaki që të mos ketë mbajtur premtimet, dhe duhet patur parasysh se në këtë periudhë pati dy ngjarje të vështira, tërmeti dhe pandemia”, tha Bozo këtë të martë si kandidate e sigurt për deputete.

Por dy vite më parë në dhjetor të vitit 2019, në kohënë që ishte bërë protagonist publike me rastin e tërmetit, Bozo fliste ndryshe.

Ajo akuzonte pikërisht përgjegjësit kryesorë të kaosit dhe masakrës në ndërtime, Edi Ramën dhe Erion Veliajn se kishin punuar pa asnjë plan në këtë drejtim.

“Gjithë gafat kanë filluar sipas meje që nga mungesa e një planifikimi urban për të gjitha qytetet. Pra nuk ka një plan që të përcaktojë si organizohen këto ndërtime, ku do të jenë zonat e reja ku do të ndërtohen, me çfarë lartësie, me çfarë gjerësie rruge, ku do të jetë sistemi i kanalizimeve. Ka qenë Tirana vetëm në qendër, tani u zhvillua u hap dhe në periferi dhe tani po del akoma më tej, pra janë disa rrathë që janë zhvilluar. Po me çfarë plani janë zhvilluar? Edhe kur ka pasur ka qenë një plan shumë kaotik që nuk e kuptonte njeri”, deklaronte ajo në 3 dhjetor 2019 për gazetën Mapo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular