HomeKryesore“Asnjë politikan nuk është treguar i drejtë si Lulzim Basha”, banorët në...

“Asnjë politikan nuk është treguar i drejtë si Lulzim Basha”, banorët në Laprakë me Albana Vokshin: Në 25 prill të gjithë në votime për ndryshimin

spot_img

Qeverisja socialiste e ka lënë periferinë e Tiranës në gjendje katastrofike. Banorët në Laprakë i treguan Albana Vokshit se prej 8 vjetësh nuk është bërë asnjë investim, as në rrugë, as në kanalizime, as në shtyllat e energjisë elektrike.

“I paguaj taksat një më një, të gjitha, por këta na kanë harruar. Na mashtrojnë sa herë ka zgjedhje dhe nuk bëjnë asgjë. Vetëm një shërbim na bën qeveria ehe bashkia, na marrin taksat”- tha një i moshuar i revoltuar.

Duke treguar rrugët pa asfalt, me gropa, të mbushura me ujë dhe mbeturina, Albana Vokshi vuri në dukje korrupsionin e qeverisë dhe të bashkisë.

“I vjedhin taksat, së përndryshe do t’i kishin investuar për njerëzit. Populli do të dijë t’ua krhejë kusurin më 25 prill”- tha Albana Vokshi.

Banorët e Laprakës vlerësuan si shumë të drejtë qëndrimin e kreut të opozitës për t’i dhënë besim në këto zgjedhje, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të provojë se është një politikan që i mban premtimet.

“Lulzim Basha jua ka thënë qartë, në rast se unë nuk mbaj premtimin mandatin e parë, mos ma jepni të dytin. Jepini votën ta provojmë. Asnjë politikan nuk e ka bërë një deklaratë të tillë”, – tha kryefamiljari në Laprakë, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë Lulzim Bashën.

“Më datë 25 prill të gjithë të dalim dhe mos të rrinë në shtëpi. Nuk ka më nevojë njeri për një qeverisje që pasurohet vetëm për veten e vet. Sepse e kanë shumëfishuar pasurinë, ja ku e lënë popullin. Më datë 25 prill të votojnë PD me kryeministër Lulzim Bashën për një qeverisje që të jetë për ju, për fëmijët tuaj, për banorët, të jetë për një Tiranë jo kështu si geto, por për një Tiranë që të jetë kryeqytet si çdo kryeqytet i BE-së”, tha Albana Vokshi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular