Një portë blu për të hyrë ku shkruhet “Fitorja nis këtu”, podium me ngjyrat e flamurit dhe dhjetëra projektorë. Sheshi “Nënë Tereza” bëhet gati për të pritur kandidatët e PD për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Pak orë na ndajnë nga çelja e fushatës e planifikuar të nisë në orën 17:00, teksa po vendosen elementet e fundit, tri tabela me sloganet “Shqipëria fiton”, “Bashkë për ndryshim” dhe “Voto 9, Partia Demokratike”.