Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në landfillin e Bushatit në Shkodër. Makineritë i kanë marrë jetën sot një punonjëseje e cila ka humbur jetën për shkak se është zënë nga makineritë.
Sipas policisë ka humbur jetën Katrine Binaku, 60 vjeçe. Ajo është zënë nga makineritë teksa po kryente diferencimin e mbetjeve urbane. Viktima është nga Paçrami i Vaut të Dejës. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Landfilli i Bushatit është një koncesion i bashkisë së Vaut të Dejës.
Informacion Paraprak nga Policia e Shkodrës:
Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.