BallinaKryesoreNjë orë nga nisja e fushatës, të rinjtë e PD dhe Policia...

Një orë nga nisja e fushatës, të rinjtë e PD dhe Policia Rrugore ndalojnë qarkullimin te Kryeministria, drejt Sheshit “Nënë Tereza” vetëm simpatizantët

Ka nisur grumbullimi i njerëzve në Sheshin “Nënë Tereza”, aty ku Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale, në orën 17:00.

Njoftohet se të rinj të PD në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve në kryqëzimin e Kryeministrisë.

Trafiku është devijuar drejt ish-Bllokut. Ndërkohë, në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza” lejohen të kalojnë vetëm mjetet e simpatizantëve të opozitës, të cilët do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës.

Gjate gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka të rinj të veshur me blu, të cilësuar si “staf”, që orientojnë personat që do të marrin pjesë në hapjen e fushatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular