BallinaKryesoreParlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetu liberalizimit të vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

‘Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime’, ka shkruar Von Cramon.

Eurodeputetja Von Cramon, sot në debatin për raportin e progresit për Kosovën në Parlamentin Evropian ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular