BallinaKryesoreTë rinjtë në Sarandë i bashkohen PD, Ina Zhupa: Këto zgjedhje janë...

Të rinjtë në Sarandë i bashkohen PD, Ina Zhupa: Këto zgjedhje janë për të ardhmen tonë në BE

Ina Zhupa, kandidatja e PD-së në Qarkun Vlorë, ka shpërndarë kartat e reja të anëtarësisë për të rinj të Sarandës që i bashkohen PD-së.  Vrulli dhe vullneti i të rinjve për t’u bërë pjesë e ndryshimit ndihet në Qarkun e Vlorës. Të rinjtë  bëhen pjesë e Partisë Demokratike sepse duan një të ardhme më të mirë.

Pasi ndau kartat e anëtarësisë për anëtarët më të rinj të FRPD Sarandë, Zhupa u shpreh: “Jemi përballë një fakti që në këto zgjedhje nuk do të zgjedhin midis Ramës dhe Bashës, por do të zgjedhim për të ardhmen tonë, për të ardhmen tuaj si rini, për të ardhmen e familjeve tuaja.

Ne kemi një alternativë që siguron një jetë më të mirë për ju, siguron më shumë vende punë për ju, siguron një shkollim më të lirë dhe më të mirë për ju.

Ndërsa përballë kemi një alternativë si Edi Rama që e ka lënë vendin 8 vjet në vendnumëro.

Po të pyesin prindërit e dini sa makth ka qenë për të marrë një vizë për të dalë jashtë, konceptohej si e pamundur që të liberalizoheshin vizat, por Lulzim Basha e arriti. Ndaj dhe sot i besojmë si i vetmi njeri që me vizionin, me angazhimin e tij dhe me lidhjet e tij ndërkombëtare do të arrijë të na sigurojë një të ardhme më të mirë dhe të na bëjë anëtarë të BE-së”.

Zhupa gjithashtu ju paraqiti të rinjve programin e PD-së për tarifat zero në universitete për familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë, për inkubatorët e biznesit dhe për planin për mbështetjen e familjeve të reja shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular