Pas temperatura të ulta dhe reshjeve të dëborës dhe shiut që mbizotëruan në vendin tonë, stina e pranverës po troket.
Sipas SHMU ditën e sotme (28 mars) moti do të jetë i kthjelltë dhe temperaturat do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.
Përshëndetje nga SH.M.U!
Ditë e bukur pranverore po mbizotëron në vend.
Situatë e njëjtë parashikohet dhe ditën e diel me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje.
Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 13°C
zonat e ulëta 3°C deri në 19°C
zonat bregdetare 5°C deri në 20°C