Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptari është këngëtar dhe emri i tij artistik është Klinton.
Bëhet e ditur, se ai ka rënë në prangat e policisë pasi në studion e tij të regjistrimit, afër Setteponti, janë gjetur 22 gram kokainë, 17 hashash, 14 marijuanë si dhe 65 gram manitol.
Hetuesit bëjnë me dije se Klinton e përdorte studion e tij për të shitur drogë.
Klinton në kanalin e tij në Youtube, ka katër mijë abonentë dhe disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime.
Policia, njofton se ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.