BallinaKryesoreFOTO/ Mbërrijnë 24 mijë vaksinat e para AstraZeneca në Kosovë. Albin Kurti:...

FOTO/ Mbërrijnë 24 mijë vaksinat e para AstraZeneca në Kosovë. Albin Kurti: Vaksinimi të fillojë menjëherë

Avioni që solli kontingjenti e parë prej 24 mijë vaksinash anti-COVID-19 nga COVAX, është ulur tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Kosovë.

Mbërritja e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar.

Aty mbajtën fjalën rasti, Kryeministri Albin Kurti si dhe të tjerë përfaqësues zyrtarë të huaj e vendorë.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

Autoritetet tashmë kanë hartuar një plan të imunizimit, të ndarë në tri faza, ku fillimisht pritet të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e mbajtur në nder të arritjes së kontingjentit të parë të 24 mijë vaksinave ‘Astra Zeneca’ në Kosovë të sjella nga Aleanca Gavi COVAX, ka deklaruar se duhet të ndërmerren masa të shpejta për parandalim të të infektuarve.

‘Masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që të parandalojnë numrin e infektimeve. Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Qeveria jonë, që ju keni zgjedhë, po punon ditë e natë dhe po bën të pamundurën që të sigurojë sa më shumë vaksina’, ka deklaruar ai.

Kurti, përgjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e vaksinave anti-Covid, ka akuzuar qeverisjen e kaluar për keq-menaxhim të pandemisë dhe ngecje të procesit të vaksinimit, për të cilën ka thënë se ‘kanë humbur kohë të çmuar’.

Ai ka shprehur falënderim ndaj SHBA’së dhe BE’së për kontigjentin e siguruar të vaksinave ‘Astra Zeneca’, teksa ka thënë se Kosovës i duhet solidaritet nga të gjithë.

‘Prandaj, më lejoni të falënderoj aleancën COVAX dhe të gjithë ata që po dhurojnë në këtë aleancë për një proces të barabartë të vaksinimit. Vendi ynë është i  vogël edhe i varfër, andaj ka nevojë për solidaritet nga të gjithë, sidomos nga SHBA dhe BE, të cilët janë donatorët kryesor të aleancës COVAX’, ka thënë tutje i pari i ekzekutivit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular