Gjatë fushatës elektorale të cilën e ka zhvendosur këtë të martë në Shkodër një pronar fasonerie i tha kryeministrit Edi Rama se sipas tij, nuk ka fuqi punëtore. Pas kësaj ‘ankese’ ai propozoi që të marrë punëtorë nga Bangladeshi apo Afganistani dhe se ligjin për këtë gjë, ai e ka kaluar tashmë.
‘Ne kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë. Nuk ka më fare nga ato procedurat e tmerrshme.
Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë’, tha Rama.
Kujtojmë se gjatë qeverisjes 8 vjeçare të Edi Ramës nga vendi janë larguar më shumë se 500 mijë shqiptarë pikërisht nga problem i varfërisë dhe papunësisë.
Edhe 10 ditë më parë i njëjti kryeministër që premtoi në mandatin e parë 300 mijë vende pune, por pas 8 vitesh në fakt bëri që të largohen nga vendi rreth 500 mijë shqiptarë, ka konfirmuar se tashmë ardhja e të huajve për të punuar në Shqipëri ka nisur. Dhe sipas Ramës, ky fenomen po ndodh pasi shqiptarët janë dembelë dhe rrinë gjithë ditën në kafene.