Analisti Andi Bushati i ka “legjitemuar” grumbullimet e qytetarëve në takimet me Lulzim Bashën, të cilat bëhen në shkelje të covid.
Bushati deklaroi në OPEN se njerëzit dalin se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus.
“Kur njerëzit u grumbulluan në qendra tregtare ai jo që nuk shkruajti në fb, por as oligarkëve nuk i vuri njeri t’i vinte gjobë. Në kulm të pandemisë tek teatri provokuan gjithë atë sherr e aty është sheshi asgjë nuk kanë bërë. Aq i intereson grumbullimi i atyre. Pavarësisht hipokrizisë, ka një gjë interesante tek statusi i Ramës, kur thotë për mollaqet e Lulit e mustaqet e Saliut. Ore a ka njeri që të sakrifikojë jetën për ta? Ata dali në rrugë se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus. Prandaj është ashtu fushata e tij që ka dy ditë që kritikon. Sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës. Ata nuk shkojnë për mustaqet e as mullaqet, por e shikojnë si një pikë për të mos pasur një agoni të gjatë. Ka shqiptar që lë jetën për Bashën? Jo, e kanë me Ramën”, tha Bushati
Bushati tha se i kuptonte qytetarët që dilnin në takimet me Bashën, duke mos e kurser as fjalorin.
“Nëse unë do të isha familjar i Ardit Gjoklajt dhe i minatorëve do të isha atje dhe nuk do pirdhja fare për virus,”-tha Bushati në fjalën e tij.