BallinaKryesoreFleta e votimit/ Celibashi: Shënimi i kandidatëve me emra është më ndihmues...

Fleta e votimit/ Celibashi: Shënimi i kandidatëve me emra është më ndihmues për zgjedhësit

spot_img
spot_img

KQZ është mbledhur sot për fletën e votimit të 25 prillit që është propozuar nga Ilirjan Celibashi. Ky i fundit ka sqaruar se fleta me emra kandidatësh që ka propozuar është më ndihmuese për zgjedhësit dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Nga ana tjetër kritika ka pasur përfaqësuesi i PS, i cili ka kërkuar një variant të fletës së votimit me numra dhe jo me emra.

Për propozimin e Celibashit ai ka thënë se është një fletë shumë e ndërlikuar, me 500 kandidatë, teksa ajo me numra është shumë me thjeshtë dhe është e vetmja mënyrë, madje ndikon edhe tek numërimi i shpejtë dhe i drejtë.

ERIDJAN SALIANJI: Të jetë akt konkret sipas propozimit. Komisioneri propozoi fletët me emra.Tek varianti, kanë qenë me ligjin. Me një variant, ju e keni bërë se ai me numra është në kundërshtim me ligjin, apo ky është më i përshtatshmi?

ILIRJAN CELIBASHI: Versioni i fletës, në të cilin kandidatët janë me emra është në përputhje me Kodin Zgjedhor .Shënimi i emrave është më ndihmuese për zgjedhësit, dhe shkon në interes të zgjedhësit dhe mos jetë konfuz.
EIRDJAN SALIANJI: Dy variantet që nuk paraqiten, janë në kundërshtim me ligjin, apo ky ju është dukur më i qartë?
ILIRJAN CELIBASHI: Edhe një variant i 4-t apo i 14-t, do ishte në përputhje me Kodin Zgjehdor. Varianti i propozuar shkon në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zgjedhja duhet t’i krijojë idenë votuesit. I kursehet kohë votuesit kur janë kandidatët me emra, dhe jo vetëm numra.

ERIDJAN SALIANJI: Tani të tre variantet janë të mundur për t’u zgjedhur. Sa i përket mënyrës dhe përmbajtjets, fleta e votimit të jetë e qartë dhe thjeshtë. Një proces tjetër edhe numërimi, që të jetë shpejt dhe drejt. Kemi të bëjmë me hartimin e fletës. Duhet mënyra e votimit, fleta e votimit duhet të ketë hapësirën e posaçme për votimin parapëlqyes. Varet në varësi nga subjektet pjesëmarrëse. Të mos jetë e ngarkuar, fleta të jetë e qartë, e kuptueshme, dhe votuesi të ketë të lehtë orientimin.
Në përmbajtjen e fletës së votimit, në fletën e votimit duhet të jetë emri i subjektit zgjedhor që kandidon si dhe emri i kryetarit të partisë. Janë të panegociueshme. Nëse do të ketë emra, do jenë vetëm subjekti dhe kryetari. I lë në diskrecion KQZ për kandidatët, t’i krijojë hapësirë për kandidatët. Mendimo jonë është që kjo realizohet nga numri i partivetë regjistruara, dhe fleta që kemi këtu. E vetmja mënyrë për votim që të respektohet votimi për subjektet, është votimi me numra. Ne këte e them që votimi të jetë një proces i thjeshtë, dhe të jetë sa më i qartë. Fleta e votimit që kam këtu për Tiranën, që e kemi parë, e bën jo të thjeshtë, për arsye se kemi një fletë që përmban 12 herë 36 kandidatë, një fletë me 500 shënime, vetëm emra kandidatësh. Do thoja që kjo e ndërlikon fletën. Kurse procesi i fletës me numra që ju ken, është shumë e thjeshtë. Votohen subjekti zgjedhor, edhe numri për kandidatët. Sa i përket kandidatëve, fushata bëhet me numra. Të gjithë thonë voto numrin e subjektit, dhe numrin e kandidatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular