Partia Demokratike i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra nga Edi Rama gjatë ditës së sotme në Rrogozhinë.
Sipas PD-së, Rama nuk ka frikë nga koronavirusi, por ka frikë nga ndryshimi që do të sjellin qytetarët shqiptarë
Reagim i Partisë Demokratike
Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!