BallinaKryesoreBorat, prototipët ndodhen midis mjekëve që u çon lule, që i zgjedh...

Borat, prototipët ndodhen midis mjekëve që u çon lule, që i zgjedh dhe për të drejtuar listat e deputetëve!

Nga Erion Dasho

Borati habiti në një emision televiziv dje kur bëri sikur nuk e dinte gjë për rryshfetet në mjekësi! A thua se Borati është një engjëll i rënë nga qielli që nuk ka patur ende kohë të mësojë mëkatet e kësaj bote!

Me qëndrimin e vet dje, Boratit u rikujtoi qytetarëve kohën kur ai, si kryetar bashkie, ishte i vetmi që “nuk dinte gjë” se ndërtuesit paguanin 20% rryshfet për çdo leje ndërtimi të dhënë me firmën e tij.

Borat!

Është e vërtetë se ndryshe nga sa pretendoje ti kur nxisje fushata për linçimin e mjekëve duke i quajtur “bluza të zeza” dhe duke i përndjekur me gjyqe të stisur, pjesa më e madhe e mjekëve janë të ndershëm. P.sh. mjekët e familjes. Ata janë pjesa më e ndershme e bluzave të bardha, por edhe pjesa më e keqtrajtuar.

Gjatë pandemisë, ti nuk u njohe as edhe atë që e quan “shpërblimi i luftës”, i le pa maska dhe pajisje mbrojtëse, apo siç e kam shkruar në një status para ca muajsh, i nxorre në “luftë” me pushkë me gjalm! Ata rrezikuan seriozisht jetën, Borat! Disa prej tyre vdiqën!

E pra, mjekët e familjes nuk marrin rryshfete. Edhe kur marrin ndonjë dhuratë, atë pacientët ua japin me gjithë zemër dhe ajo dhuratë nuk e rëndon aspak buxhetin e pacientit.  Bëhet fjalë për ndonjë 200 apo 500 lekësh, Borat! Kaq!

Ndërkaq prototipët ndodhen midis atyre mjekëve të cilëve ti u çon lule dhe çokollata, Borat! Midis atyre mjekëve për të cilët fliste gazetari me të cilin debatove dje.

Midis atyre mjekëve që i zgjedh edhe për të drejtuar listat e deputetëve! Këta mjekë, Borat, gjatë pandemisë kanë bërë krime në kurriz të jetës dhe shëndetit të pacientit.

1. Kanë marrë rryshfet për t’i shtruar fatkeqët në spital. Me mijëra euro për një pacient që ka kaluar pragun e spitaleve COVID. Madje edhe nga ata pacientë që e kaluan pragun për të hyrë, por jo për të dalë!

2. Kanë dhënë receta prej qindra euro me favira dhe mijëra euro me remdesivir, pavarësisht se lexojnë literaturë shkencore dhe shohin se këto medikamente jepen vetëm në pak vende, në kushte spitalore, falas për pacientin (sepse nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të provojë me saktësi dobinë e tyre) dhe në raste tepër të rralla. A kanë marrë ata përqindje nga recetat e majme të dhëna kot, pa asnjë përfitim?

3. Kanë toleruar Tiren dhe “tiret” që rripnin mijëra euro nga pacientët e gjallë dhe të vdekur. A i mbanin “tiret” të gjithë paratë për vete, apo i ndanin me shefat?

4. Kanë marrë mijëra euro rryshfet për pacientët që referonin, kur u hap moda e fluturimeve me çarter në Turqi. Nga 9 apo 10 mijë euro që kushtonte çarteri, pacienti paguante 12 apo 13 mijë! 800 euro kushtonte vetëm ambulanca që e transportonte pacientin në aeroport!

5. Kanë referuar pacientin drejt klinikave private, aty ku skaneri paguhej qindra dollarë, analizat qindra dollarë të tjera, dhe norma e fitimit për testin e shpejtë apo PCR arrinte në 2,000 përqind! Në këtë mënyrë, një pacienti të cilit ti zyrtarisht i njeh vetëm 2 apo 3 mijë lekë shpenzime, ka paguar disa qindra euro. Këta pacientë janë me dhjetëra mijëra!
Këta janë vetëm disa shembuj, Borat!

Për çdo pacient të shtruar, “fitimi cash” që ndahej midis një grushti mjekësh, infermierësh, koordinatorësh dhe sanitarësh ishte disa mijëra euro. Disa milionë euro për ata mijëra pacientë të shtruar që nga fillimi i epidemisë!

Rreth 1,000 pacientë u referuan në Turqi. Potencialisht edhe 3 milionë euro të tjera! 3 deri 4 mijë euro shkon kura me remdesivir për një pacient të vetëm. Të tjera milionë euro këtu!

Miliona të tjera ka sjellë favira, antibiotikët e tipit “penem”, etj.

Dhjetëra milion euro janë fituar nga referimet e panevojshme drejt klinikave private, disa në pronësi të vetë “heronjve’

Pra, Borat, lëri demagogjitë dhe përrallat me të paditur! Shumë nga ata mjekë që ti sheh e takon kur bën show-n e radhës, janë realisht heronj.

Por midis tyre ka edhe hajdutë e zuzarë që kanë futur dorën aq thellë në xhepin e pacientit, sa që sot deklarojnë pa u ardhur zor se “gjatë një viti pandemi kanë fituar shumë më tepër se gjatë gjithë karrierës së tyre profesionale”.

Nëse pyet se me çfarë çmimi, këtë ti tani e di, Borat! Janë 9 mijë jetë të humbura!

Një pjesë e madhe e tyre do të ishte shpëtuar, në se një grusht mantelzinjsh nuk do të kishte bashkëpunuar me enturazhin tënd të paaftë për të mbajtur “monopolin” e trajtjmit kundër COVID! Atë monopol aq fitimprurës!

E pra, Borat! Nëse do të gjesh të drejtën, këto shko heto dhe mos u kap me gazetarët apo qytetarët në studio!

Qytetarët janë viktimat e sistemit tënd të kalbur shëndetësor! Viktimat e shtetit tënd bandit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular