Një 88-vjeçar nga Tirana humbi jetën dy ditë pas vaksinës kineze. Ai mësohet se pati probleme me mushkërinë dhe pamjaftueshmëri me frymëmarrjen, raporton A2.
Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë për A2 se vaksina “nuk është shkak i humbjeve të jetës dhe se jo çdo vdekje pas vaksinimit ka lidhje me të”.
Kurse mjeku Erion Dasho kërkon që të paktën përkohësisht, të ndërpritet procesi i vaksinimit në Shqipëri, me vaksinën CoronaVac.
Në një postim në Facebook, ai thotë: “Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë”.