BallinaKronikeI mituri 6 orë në komisariat/ Nëna e 16 vjeçarit: Djali me...

I mituri 6 orë në komisariat/ Nëna e 16 vjeçarit: Djali me hematoma në kokë, e rrahën që të pranonte krimin

Një 16-vjeçar është shoqëruar nga policia në komisariatin e Kamzës, ku është mbajtur për rreth 6 orë, pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në një vjedhje.

Nëna e 16-vjeçarit ka reaguar lidhur me këtë situatë që i ka ndodhur të birit dhe ka dalë me pretendimin se ai jo vetëm që është mbajtur për 6 orë në komisariat pa qenë i fajshëm, por mbi të është ushtruar edhe dhunë

Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj,  ka arritur të flasë me nënën e 16-vjeçarit dhe e ka pyetur mbi versionin e saj të ngjarjes.

“Në orën 8 erdhën morën çunin, e kaluan tek policia. Më morën edhe mua, na futën edhe mua edhe çunin, bashkë tek hekurat. Pastaj ka ardhur një efektive policie më ka nxjerrë jashtë, çunin e ndaluan brenda”, tha nëna. Sa i përket pranimit të krimit nga i mituri e ëma ka thëne se ai është detyruar nga policia duke përdorur dhunën

“Çunin e kishin rrahur që të pranonte krimin, por se ka bërë ai vjedhjen”, tha ajo.

Nëna e të miturit ka pritur 6 orë jashtë Komisariatit dhe kur D.B është lënë i lirë, ajo ka evidentuar shenja të rënda dhune të tilla si: dëmtim të njërit vesh, dëmtim në pjesën e brendshme të gojës, hematoma dhe nxirje në fytyrë dhe në kokë.

I mituri ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike pasi është trajtuar në një mënyrë çnjerëzore, të paktën bazuar në dëshminë e nënës së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular