BallinaKryesore‘Ju kërkojnë të votoni hajdutërinë’/ Këlliçi: Kjo është oferta dhe programi i...

‘Ju kërkojnë të votoni hajdutërinë’/ Këlliçi: Kjo është oferta dhe programi i rilindjes për Unazën e Re

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar nëndrejtorin e tregjeve Meto Cenollari i demaskuar për abuzim me detyrën, i cili bashkë me kandidatin e PS Plarent Ndreca, kërkojnë vota në Unazë të Re.

‘Ç’guxim që ka pafytyrësia! Kjo është oferta dhe programi i Rilindjes për banorët e Unazës së Re. Këtë ju kërkojnë të votoni: Hajdutërinë!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Ja pse duan të qëndrojnë 12 vjet në pushtet! Që Meto Cenollari, i demaskuar në emisionin investigativ Stop për abuzim me detyrën e nëndrejtorit të tregjeve, të vazhdojë të bëjë hajdutin. Kandidati Plarent Ndreca, avokat i Rilindjes në çdo ekran, e ka shokun Meto në krah. Kërkon vota me të. Ç’guxim që ka pafytyrësia!

Kjo është oferta dhe programi i Rilindjes për banorët e Unazës së Re. Këtë ju kërkojnë të votoni: Hajdutërinë

Më 25 prill, jepini përgjigjen e merituar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular