BallinaSportLukaku hyn në historinë e Interit dhe Serisë A. Shikoni statistikën e...

Lukaku hyn në historinë e Interit dhe Serisë A. Shikoni statistikën e sulmuesit belg

Romelu Lukaku nuk di të ndalet për sa u përket golave dhe rekordeve me Interin. Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, sulmuesi belg me golin e fitores mbrëmë ndaj Bolonjës është bërë lojtari i 7 në historinë e Serisë A që të realizojë të paktën 20 gola në dy sezone radhazi me fanellën e Interit.

Lukaku ndodhet pas këtyre lojtarëve zikaltër si, Xhuzepe Meaca, Amedeo Amadei, Roberto Boninsenja, Mauro Ikardi, Stefano Niers dhe Kristian Vierit. Romelu Lukaku me Interin këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 35 ndeshje, ku ka realizuar 26 gola dhe duke dhuruar 7 asist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular