BallinaAktualitetBritani/ Autoritetet shëndetësore ofrojnë falas për të gjithë qytetarët testet e shpejta...

Britani/ Autoritetet shëndetësore ofrojnë falas për të gjithë qytetarët testet e shpejta COVID, synohet të lehtësohen masat e vendosura

Duke nisur nga e premtja, autoritetet në Britaninë e Madhe, do të ofrojnë 2 teste të shpejta në javë për të gjithë qytetarët e vendit. BBC shkruan, se bëhet fjalë për tamponë që nxjerrin rezultatin brenda 30 minutave dhe shpërndahen nga të gjitha farmacitë e vendit pa pagesë.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, të shumta kanë qenë reagimet nga qytetarët, të cilët e cilësojnë si investim të panevojshëm bërjen e kësaj testi, sipas tyre, jo plotësisht të saktë.

Por nga krahu tjetër, autoritetet shëndetësore, shpresojnë që përmes këtij vendimi, të ndihmojnë në përshpejtimin e hapjes së vendit. Ka zëra, se pas 12 prillit, qeveria angleze do të shqyrtojë probabilitetin e rihapjes, duke filluar me hapjen e ambienteve të jashtme të restoranteve e bareve.

Kryeministri Boris Johnson, ka propozuar formatin e pasaportës COVID, në të cilën do të shënohet nëse personi është i vaksinuar ose jo, edhe për të vërtetuar nëse ka ndodhur imunizim në rrugë natyrale, apo për personat që kanë fituar antitrupa nga beteja e fituar me virusin pak më herët. Por kjo kërkesë është refuzuar nga opozita britanike, shkruan BBC.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular