BallinaPolitike20 milionë lekë shpenzim në Dibër për një godinë tregtare që nuk...

20 milionë lekë shpenzim në Dibër për një godinë tregtare që nuk funksionon. Tregu ushqimor në kushte skandaloze

Drejtuesi politik i Qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, ishte në tregun e frutave perimeve, prodhime bio të zonës por të cilat shiten në kushte skandaloze, mes baltës dhe pluhurit. Tregtarët thonë se shteti nuk ka investuar për një treg sipas kushteve të përshtatshme higjienike. Shqetësimi kryesor mbetet tek klientët të cilët nuk kanë siguri ushqimore, duke rrezikuar rëndë shëndetin e tyre në këtë periudhë pandemie.

“Kanë lyer me gëlqere një ndërtesë dhe kanë harxhuar 20 milionë lek e cila nuk ka funksionuar asnjë ditë si treg”, shprehet njëri prej tyre.

“Një markatë të vetme që ekzistonte, e mbyllën”, tha nje tregtar.

“Qumështi, djathi, vezët shiten në tokë”, tha një tjetër.

“Mbylli tregun, mbylli markatën, mbylli thertoren dhe sot tregtohet në rrugë, apo edhe më keq tregtarët nuk vijnë në një treg “rrugë” ku nuk mund të blihet. Pak kohë më parë bashkia ka investuar rreth 20 mil. lekë në një ndërtesë vetëm për ta lyer me gëlqere, por pa plotësuar asnjë kusht për të tregtuar në të.

Kjo situatë ku mungon tregu, mungojnë pikat e grumbullimit, mungojnë frigoriferët, mungon shteti, fermerët kanë marrë masa ekstreme duke i prerë pemët, pasi prodhimet kalben dhe hidhen përrenjve”, tha Xhelal Mziu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular