sh-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident. Ngjarja ndodhi pranë Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Rakipi, është përplasur me një tjetër makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Po ashtu bëhet e ditur se makina e tij ka përfunduar në një dyqan. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet.
Kujtojmë se Aqif Rakipi, që më herët ishte përfaqësues i PDIU-së, nuk kandidon në këto zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, por djali i tij është kandidat në listën e PS.