Vendimi përfundimtar për të gjobitur Shqipërinë me 110 milionë euro në favor të biznesmenit italian Françesko Beketi ka shkaktuar shumë zemërim në opinionin publik. Kjo për shkak se dihet shumë qartë se cilët janë fajtorët për këtë situatë. Ata janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Madje në bisedën që ka fundosur Shqipërinë, del edhe televizioni Top Channel. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkon që SPAK të arrestojë kryeministrin, pasi për këtë qëllim është krijuar.
MESAZHI I MANJANIT
Shpërdorimi i detyrës (abuse of power) është krijuar nga drejtësia penale dhe është shkruar në Kodin Penal si krim, pikërisht për një rast si kjo e Bechettit. Në fakt janë edhe disa raste të tjera tenderash pa garë dhe shkatërrime pasurie publike e private me pasoja të rënda. Por rasti “Bechetti” dallon shumë.
“Pasoja e rëndë” është ajo që dallon shpërdorimin e detyrës nga shkelja e rregullave ligjore si përgjegjësi administrative.
Pasoja në këtë rast është të pakën 110 milion Euro. Pa llogaritur këtu pasojat katastrofike në shoqërisë demokratike në raport me median e lirë dhe lirinë e fjalës e shkatërrimit të konkurrencës së lirë…
SPAK-u u krijua me kompetenca të mbinatyrshme, pikërisht për të ndërhyrë në raste si ky. Për të mbërthyer Kryeministrin, ministrat apo zyrtarët që janë në detyrë.
Po të ishte për të pritur rezultatin e zgjedhjeve apo deklarimet e ambasadorëve, pra për të mbërthyer të rënët nga karrigia, mirë e kishim dhe e kemi prokurorinë e zakonshme…
Republikës së Shqipërisë i ka ardhur një pasojë e rëndë, një dëm financiar, tregtar e demokratik si rezultat i veprimtarisë së paligjshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë. Kaq duhet të mjaftojë për të hetuar dhe tundur prangat. Çdo shtet do ta bënte këtë.