BallinaKryesorePersonat me aftësi të kufizuara në Vlorë: Jemi të keqtrajtuar nga qeveria....

Personat me aftësi të kufizuara në Vlorë: Jemi të keqtrajtuar nga qeveria. Bujar Leskaj: Vëmendja jonë për njerëzit në nevojë. Dyfishojmë ndihmën ekonomike

Personat me aftësi ndryshe janë ndër më të diskriminuarit nga qeveria. Ata i thanë drejtuesit politik të Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, se qeveria i ka braktisur në kushtet e mbijetesës, pa kujdes, pa trajtim dinjitoz financiar.

“2 vitet e fundit kujdestaria është mohuar në mënyrë kategorike”, – thotë një prej personave me aftësi të kufizuara, ndërsa një tjetër vë në dukje ndihmën farë të vogël, “Jemi të harruar. Me 74 mijë lekë duhet të mbyll muajin”, – u shpreh ai, ndërsa një zonjë tha se të shoqit nuk i japin  as kemp, as kujdestari. Të gjithë vunë në dukje se kësaj kategorie i mohohet një trajtim dinjitoz, prandaj ata bënë thirrje që të gjithë bashkë ta ndryshojnë këtë realitet me votë në 25 prill.

Bujar Leskaj garantoi personat me aftësi të kufizuar se me PD në krye të qeverisë, nuk do të jenë vetëm. “Në 25 prill edhe për këta bashkëqytetarë me aftësi ndryshe, së bashku me Partinë Demokratike do të triumfojë edhe dinjiteti, mirëqenia. Jo me lëmoshë, por me dinjitet, punësim dhe respekt të vlerave që ata kanë dhe kontributit që mund t’i japin shoqërisë shqiptare”, – u shpreh Bujar Leskaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular